Chelsea në bisedime me përfaqësuesit e Brojës

Futboll

Chelsea në bisedime me përfaqësuesit e Brojës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:35
Broja

Në javën e ardhshme, Chelsea do të zhvillojë bisedime me Armando Brojën në lidhje me të ardhmen e tij në klub.

“Blutë” po kërkojnë të nënshkruajnë me një ose dy sulmues këtë verë, me Raheem Sterlingun që tashmë pritet vetëm që të zyrtarizohet, derisa një tjetër sulmues i ri mund t’u bashkohet atyre.

Kjo padyshim ka detyruar lojtarët e tjerë të vlerësojnë të ardhmen e tyre, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Brojën – për të cilin kanë shprehur interesim disa klube.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea do të zhvillojë bisedime të mëtejshme në lidhje me lëvizjen e ardhshme të sulmuesit shqiptar, pas interesimit që për të kanë shprehur Everton, West Ham United dhe Newcastle United.

Pronari i klubit londinez, Todd Boehly, thuhet se zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Brojës javën e kaluar dhe një tjetër takim u zhvillua të mërkurën.

20-vjeçari nuk është grumbulluar me skuadrën për përgatitjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa klubi njoftoi se ai do t’iu bashkohet në javën e ardhshme.

Sipas mediave britanike, kjo po shihet si gjë që do të lejojë kohë për bisedime të mëtejshme, para se të merret një vendim përfundimtar.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat