Milani rinis sezonin nga siguritë e ndryshme sidomos ne prapavije, me ambicjen per te mbrojtur titullin kampion te Italisë. Një prej tyre është padyshim Fikayo Tomori: i ardhur në majë të gishtave nga Chelsea dhe në një vit e gjysmë ai u shenjtërua si një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A.
Por jo vetëm kaq, qendra angleze është bërë edhe një nga lojtarët më vendimtarë në brendësi të dhomës së zhveshjes. Gjithmonë pozitiv, kurrë një fjalë pa vend apo banale.
Një shembull për t’u ndjekur për lojtarët e rinj dhe më me përvojë.
Brenda pak javësh Maldini dhe Massara do të hapin dosjen e Tomorit: ideja e qartë është rinovimi i marrëveshjes aktuale që skadon në 2025 me dy sezone të tjera shtese, pra deri ne 2027, me rritje të pagës.
Një çmim për një djalë që ka fituar besimin e botës së Milanit me paraqitje të nivelit më të lartë. Fikayo përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Milanit, me gjithë respektin e duhur për Manchester United, i cili kishte shfaqur njëfarë interesi javët e fundit.
Klasa e vitit 1997 i dha udhëzime agjentit të tij që të mos dëgjonte asnjë ofertë tjetër nga ekipe të tjera përveç klubit kuqezi per rinovimin. Ai ndihet i lumtur te Milani dhe ne Milanello, aty ku u rrit profesionalisht dhe u formua.