Me një fitore eventuale në Lituani, skuadra e Ballkanit do të bëhej skuadra e parë që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve në fazën e kualifikimeve.
Skuadrat e vetme që kanë luajtur në këtë raund të garave janë Trepça 89, Drita, Prishtina dhe tashmë skuadra nga Suhareka e cila e ka zhvilluar një ndeshje në garën më të madhe në botë për klube, shkruan Gazeta Olle.
Të martën nga ora 18:00 me kohën lokale në Kosovë, Xhebrailat do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në Lituani, kundër Zalgiris në Zalgirio Arena.
Ndeshja e parë u mbyllë me rezultat 1-1 në Fadil Vokrri, duke lënë gjithçka të hapur në Lituani sa i përket fituesit të raundit të parë.
Fituesi i raundit të parë do të takohet me skuadrën e famshme suedeze, Malmon.