Tjetër fitore për Vllazninë gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Austri. Ekipi shkodran triumfoi 2-1 përballë ekipit nga Katari, Al Ahli.
Trajneri Mirel Josa ka bërë shumë ndryshme në këtë test, duke aktivizuar nga minuta e parë emra të tillë si Smajli, Juriç, Shehi dhe Hakaj. Në mesfushë u preferuan nga fillimi treshja Alivoda-Jonuzi-Heriç, ndërsa në sulm Kruja, A. Hoxhaj dhe Kaina.
Kuqeblutë e treguan supermacinë e tyrë që në minutat e para, duke kaluar në epërsi në të 11-tën Jonuzin, pa një goditjeje të saktë me kokë.
Dy minuta më sulmuesi brazilian Kaina realizoi një supergol me një gjuajtje potente, duke dyfishuar epërsinë.
Në minutën e 33-të, Kruja shkaktoi 11-metërsh dhe një nga futbollistët e Al Ahlit u tregua i saktë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Më pas (u bënë zëvendësime të shumta), pavarësisht përpjekjeve nga futbollistët e të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi.