Monza e Silvio Berluskonit duket se nuk do të ndalet në këtë merkato me klubin italian që pak ditë më parë finalizoi transferimin e mesfushorit të Atalantës, Mateo Pesina dhe është përfolur gjithashtu për një goditje të bujshme si Luis Suarez.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë drejtori sportiv i klubit Adriano Galiani, i cili në një prononcim për “SportItalia” ka paralajmëruar të tjera goditje në sulm ku ka “dribluar” pyetjet për Luis Suarez.
“Berluskoni nuk ma ka kërkuar Europën, por vendin e 10-të që do të ishte gjithashtu një objektiv i madh, kështu që po punojmë me kujdes.
Do të vinë një ose dy sulmues qendre, por nuk dua të përmend emra. Suarez? E kam kujtesën të shkurtër. As nuk e konfirmoj, por edhe nuk e mohoj. Janë të shumtë lojtarët që duan të vinë në Monzën e Berluskonit.”, u shpreh Galiani.