Manchester United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës

Futboll

Manchester United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:03
Ronaldo

Manchester United shpreson që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet ekipit së shpejti.

Më herët u bë e ditur se portugezi 37-vjeçar nuk do të shkojë me Manchester United në një turne parasezonal, klubi i dha atij kohë për të zgjidhur problemet familjare.

Man United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës gjatë para-sezonit, qoftë gjatë turneut në Tajlandë dhe Australi.

Klubi këmbëngul se pozicioni nuk ka ndryshuar, Cristiano nuk është në shitje. Manchester United pret që sulmuesi të përfundojë vitin e mbetur të kontratës së tij.

Manchester United vazhdon të pretendojë se lojtari mungon për arsye familjare dhe  klubi është në dijeni të situatës dhe e pranon atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat