Zbulohet plani i Laportës

Futboll

Zbulohet plani i Laportës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:04
Zbulohet plani i Laportës

Presidenti i Barcelona-s, Zhoan Laporta, duket se po planifikon një sulm në merkaton e verës për mesfushorin e Man. Siti-t, Bernardo Silva.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona shpreson të sigurojë shërbimet e portugezit me presidentin Laporta dhe menaxherin Horhe Mendes, që duket se kanë ideuar një strategji për të bindur “Qytetarët”.

Optimizmi i klubi spanjoll bazohet te dëshira e lojtarit për  të luajtur me Barcelona-n, por kampionët e Anglisë nuk do të bëjnë lëshime dhe ka shumë mundësi që të kërkojnë plot 85 milionë sterlina (100 milionë euro) për 27-vjeçarin.

Ideja e dyshes është të bëjë një pagesë të vogël fillimisht, të pasuar nga pagesa të tjera të gjatë sezoneve të ardhshëm.

Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të arrijë ta bindë Man. Siti të pranojë një ofertë të tillë dhe ta lërë të lirë Bernardo Silva-n, i cili vlerësohet shumë nga trajneri Pep Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat