Lazio e gjen portierin e ri në Spanjë

Futboll

Lazio e gjen portierin e ri në Spanjë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:39
Luis Maximianos

Lazio ka tashmë portierin e ri pas largimit të Thomas Strakoshës, por edhe Pepe Reinas.

Klubi bardhekaltër ka arritur marrëveshjen me Granadan për transferimin në Romë të Luis Maximianos, portier i datëlindjes 1999. Marrëveshja është mbyllur orët e fundit për një tarifë prej 10 milionë eurosh, plus 500 mijë euro si kontribut solidariteti.

Gjatë orëve në vijim të dy klubet do të plotësojnë dokumentet e nevojshme për zyrtarizimin e marrëveshjes. Portieri luzitan do të fluturojë nesër drejt kryeqytetit italian, ndërsa mëngjesin e së martës do të kryejë kontrollet mjekësore së bashku me Alessio Romagnolin në klinikën Padeia.

Një përforcim shumë i rëndësishëm për organikën e Sarrit, që tashmë do të ketë në dispozicion portierin e rritur mes Sportingut të Lisbonës dhe Bragës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat