Kevin Trap dhe partnerja e tij, Izabel Gulart, janë ndër çiftet më të komentuara të “gossip”-it.
Portieri dhe modelja po shijojnë pushimet e verës në ishujt e bukur të Greqisë.
Vëmendjen kryesore e ka marrë Izabel Gulart.
Modelja shfaqet në një formë fantastike, teksa bien në sy linjat e saj perfekte gjë që ka risjellë në vëmendjen e publikut një deklaratë që Trap dha pas suksesit në finalen e Ligës së Europës ku u shpreh se seksi me supermodelen është më i mirë se kupa e fituar.