Manchester Utd nuk është gati të shesë Ronaldon

Futboll

Manchester Utd nuk është gati të shesë Ronaldon

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:50
Ronaldo

Qëndrimi i Manchester United për të ardhmen e Cristiano Ronaldos nuk ka ndryshuar.

Klubi këmbëngul se ylli portugez nuk është në shitje këtë verë.

Djajtë e Kuq presin që në një moment Ronaldo t’i bashkohet ekipit në një kamp trajnimi parasezonal dhe të luajë vitin e mbetur në kontratën e tij. Gazetarja e Sky Sports News Melissa Reddy flet për këtë.

Kujtojmë se Manchester United shkoi në turneun parasezonal pa Cristiano Ronaldon. Ylli portugez dëshiron të ndryshojë regjistrimin e tij në klub në verë në mënyrë që të mund të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat