Mourinho ka marrë vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

Futboll

Mourinho ka marrë vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:59
Mourinho e Kumbulla

Ekipi i Romës është grumbulluar për të kryer përgatitjet për sezonin e ri.

Por krahas përgatitjeve në fushën e blertë, verdhekuqtë nuk harrojnë edhe ato në tryeza për merkaton e kësaj vere.

Drejtori sportiv i kryeqytetasve të Italisë, Tiago Pinto është takuar dje me menaxherin e Marash Kumbullës, Xhani Vitalin.

Mourinho ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Trajneri portugez ka dhënë miratimin që Kumbulla të qendrojë në Romë dhe të jetë pjesë e ekipit të tij për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere dello Sport”, Murinjo këmbëngul për mbrojtjen me tre dhe lojtari i Kombëtares kuqezi konsiderohet me potencial të madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat