Tifozët e Buduçnostit para lojës me Llapin, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Futboll

Tifozët e Buduçnostit para lojës me Llapin, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Tifozët e Buduçnost,pak para ndeshjes e ekipit të tyre  me Llapin, kanë provokuar duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në hartë.

Tifozët nga Podgorica, të quajtur “Varvari”, kanë paralamëruar ardhjen e tyre me këtë provokim, përmes një postimi në Facebook, në faqeb zyrtare.

“Kualifikimi për në ligën e konferencës! 14.7. ‘Varvari’ për udhëtim mund të regjistroheni sot nga ora 16 deri në 22, në dyqan. Duhet ta sillni një kopje të letërnjoftimit. Kilometra po kalojmë , pengesat të gjitha i shkelmojmë”, ka shkruar ky grup në facebook.

Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Buduçnosti në lojën e parë kishte fituar me rezultat 2:0 në Podgoricë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat