Lazio raportohet se e ka refuzuar ofertën e Arsenalit për Sergej Milinkovic-Savicin.
27-vjeçari ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferimin në Premierligë, por ai është ende duke i qëndruar besnik klubit italian.
Arsenali së fundmi u lidh me një transferim të tij, teksa u tha edhe se klubi anglez ka dërguar një ofertë te Lazio për Sergejn.
Megjithatë, “Calciomercato” ka raportuar këtë të hënë se lacialët e kanë refuzuar ofertën e londinezëve prej 50 milionë eurosh.
Tutje, sipas mediumit italian, Lazio kërkon të paktën 70 milionë euro për shitjen e mesfushorit serb.
Ndryshe, Sergej Milinkovic-Savic me kryeqytetasit ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.