Pas disa muajsh ndërprerje dhe bombardimesh nga agresioni rus, merret vendimi se kur rifillon kampionati në Ukrainë

Futboll

Pas disa muajsh ndërprerje dhe bombardimesh nga agresioni rus, merret vendimi se kur rifillon kampionati në Ukrainë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 21:33
Ukraina

Ukraina është gati të rinisë kampionatin e futbollit, edhe pse luftimet ndaj forcave ruse vazhdojnë të zhvillohen në shumë pjesë të shtetit.

Liga e Futbollit të Ukrainës, bëri të ditur më 27 prill ndërprerjen përfundimtare të kampionatit për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Renditja përfundimtare mbeti ajo e 24 shkurtit 2022, teksa u vendos të mos jepej trofeu i titullit për Shakhtar Donetsk, që kryesonte me dy pikë mbi Dinamon e Kievit.

Ndërkohë, ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadym Gutzai deklaroi ditën e sotme se kampionati do të rifillojë më 23 gusht.

”Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë”.

“Rajonet e identifikuara për të luajtur ndeshje janë ato të Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Por në rast alarmi për sulm ajror? E thjeshtë, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”, bëri të ditur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat