Barcelona po synon transferimin e talentit të ri, Carney Chukwuemeka.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi katalunas ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas.
18-vjeçari vlerësohet si një lojtar me potencial të madh, teksa ai po hyn në vitin e fundit të kontratës.
Chukwuemeka me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Mesfushoroi iu bashkua Aston Villas në vitin 2016, teksa debutoi me skuadrën e parë në maj të vitit të kaluar. Ai regjistroi në total 14 paraqitje në Premierligë, teksa bëri një asistim.
Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në
Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19. /