Ballkani nga Theranda sot me fillim nga ora 18:00, në Lituani do të zhvilloj ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues përballë Zalgiris.
Ndeshja e parë në Fadil Vokrri u mbyllë me rezultat 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Zalgirio Arena.
Ballkani barazon në duelin e parë ndaj Zalgiris
Të hënën Xhebrailat udhëtuan drejt Lituanisë, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke u përgatitur maksimalisht.
Në rast se suharekasit arrijnë kualifikimin sonte, do të shkruanin histori, duke u bërë skuadra e parë që kualifikohen në raundin e dytë të Champions League.
Fituesi i duelit Zalgiris – Ballkani, do të takohet me gjigantin suedez Malmo.