Mbrojtësi senegalez, Koulibali vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Napoli dhe tani si destinacion i mundshëm shihet ‘Stemford Brixh”.
Lojtari lidhej edhe me një kalim të mundshëm te skuadra e Juventusit, por ky opsion është hedhur poshtë së fundmi nga mediat italiane.
Koulibali shihet si i duhuri për të mbuluar hapësirat e Antonio Rudiger dhe Andreas Kristensen te skuadra e Chelsea. Agjenti i lojtarit ka biseduar së fundmi me përfaqësues të Çellsit dhe palët janë në rrugë të mirë për një marrëveshje.
Senegalezi ka një kontratë të vlefshme me Napoli deri në vitin 2023 dhe akoma nuk i është përgjigjur ofertës së Napolit, për rinovim. Kontrata e re me Napoli do t’i sillte 6 milionë euro për sezon.