Manchester City, ka menduar të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës. Bëhet fjalë për Rijad Mahrez, kontrata aktuale e të cilit përfundon vitin e ardhshëm.
“Qytetarët” pritet të rinovojnë me sulmuesin algjerian deri në vitin 2025, i cili është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin e fundit, teksa arriti të shënonte 25 gola, ku 7 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesin e djathtë e pret një rinovim deri në vitin 2025, teksa pritet t’i rritet edhe paga javore prej 160 mijë paundësh në javë,
31-vjeçari ka zhvilluar 189 ndeshje me “Qytetarët” deri tani, duke realizuar në total në të gjithë kompeticionet 63 gola, ndërkohë që numëron edhe 43 asiste.