Tirana përballet me Dudelanzhin në orën 20:00 dhe synon kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, që do t’u garantonte të ardhura të rëndësishme.
Në Luksemburg, skuadra e Tiranës pësoi disfatë me një gol diferencë dhe presidenti i kësaj skuadre.
Refik Halili, ka vendosur që të motivojë futbollistët me një premio.
Sipas “Panorama-Sport”, futbollistëve dhe stafit do t’u shpërndahen 120 mijë euro, në rast se ia dalin të kualifikohen në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.