Interi i bën të qartë PSG-së

Futboll

Interi i bën të qartë PSG-së

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:17
Milan Skriniar.

Pas transferimit të Hakimit vitin e kaluar, tashmë PSG kërkon të blejë një tjetër lojtar nga Interi. Këtë herë emri i lakuar nga drejtuesit e kampionëve të Francës është qendër mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar.

Shifra e ofruar nga Paris Saint Germain është 65 milionë euro + bonuse, por drejtori sportiv i Interit e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 70 milionë euro.

Interi e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Skriniar, në rast se ky i fundit do të largohet në Paris. Qendërmbrojtësi i Torinos, Bremer është i gatshëm të zërë vendin kryesor në prapavijë, për të shmangur boshllëkun që do të krijohet. Megjithatë, për brazilianin janë në garë dhe Milan e Juventus, të cilat po e studiojnë nga afër situatën.

Me arkëtimin e 70 milionë eurove, Interi gjithashtu do të synojë blerjen e një tjetër qendërmbrojtësi, Nikola Milenkovicit. Mbrojtësi serb luan aktualisht për Fiorentinën, megjithatë do të ishte i hapur për një transferim në “Guizeppe Meazza”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat