Juventusi ka bërë një goditje për të ardhmen!
“Zonja e Vjetër” ka siguruar shërbimet e Kenan Jëlldëzit, mesfushorit të talentuar të Bajernit të Mynihut.
Klubi bardhezi i ka “rrëmbyer” bavarezëve talentin 17-vjeçar teksa ky i fundit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Torino deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi piemontez me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”.
Turku, Jëlldëz do të lihet të aktivizohet te skuadra Juventus U-19 për të pasur sa më shumë minuta në këmbë.
Vlen të theksohet se Juventusi ka prezantuar dhe një 17-vjeçarin tjetër, Ivano Sërdoç, i cili vjen nga Rijeka U-17.