Qorrolli çuditet me Ferizaj: Sportistët, mjekët e artistët -  i ka kap sindromi i defigurimit të personalitetit

Futboll

Qorrolli çuditet me Ferizaj: Sportistët, mjekët e artistët -  i ka kap sindromi i defigurimit të personalitetit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:33
Vigan Qorroli

Analisti politik, Vigan Qorrolli, po ashtu edhe njohës i thellë i sportit, është i çuditur se si një qytet nuk ka stadium të futbollit, nuk ka spital dhe kinema.

Çmenduria edhe më e madhe është se stadiumi ku luan KF Ferizaj, është pronë e AKP-së (Agjencia Kosovare e Privatizimit) dhe klubi nuk ka stadium të vetin.

Këtë shqetësim e ka shprehur edhe Qorrolli, për një qytet të fuqishëm financiarisht, i dyti në Kosovë, mos t’i ketë tri segmente kryesore.  

“Qe te trija projektet janë të nisura, por mbesin të pabitisura. Për dallim prej stadiumit — spitali dhe kinemaja janë gërmadha betoni e fantazmash.

Dhe për këtë askush nuk skuqet, turpi e ka mbulu me nam e me nishan gjithkënd: përgjegjësit s’japin llogari, kurse sportistët, mjekët e artistët -  i ka kap sindromi i defigurimit të personalitetit. 

Ne fund, Prokuroria bën sehire, siç din të bëjë më së miri”, ka shkruar Qorrolli në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat