Roma “blindon” shtyllën e mbrojtjes

Futboll

Roma “blindon” shtyllën e mbrojtjes

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:39
Roma

Gianluca Mancini dhe Roma do të ecin përpara së bashku. Të paktën deri në vitin 2027. Njoftimi zyrtar nga klubi verdhekuq ka mbërritur ditën e sotme.

Qendërmbrojtësi ka vazhduar edhe më tej kontratën e tij, pasi zgjatja deri në vitin 2026 ishte paralajmëruar në buxhetin e gjashtëmujorit të shkurtit të kaluar.

Me mbërritjen në Romë verën e vitit 2019 nga Atalanta, Mancini u stërvit fillimisht me Paulo Fonseca dhe më pas me José Mourinhon.

Me “Special One”, mbrojtësi ka hedhur hapa vendimtarë në rrugën e tij të rritjes, deri në thirrjen me kombëtaren italiane.

Te verdhekuqtë, Mancini ka luajtur 128 ndeshje, duke shënuar 7 gola midis kampionateve, kupave kombëtare dhe evropiane.

Në vitin 2022, ai fitoi Ligën e Konferencës, duke mposhtur në finale e Tiranës holandezët e Feynoord. Në këtë kompeticion, qendërmbrojtësi shënoi një gol në ndeshjen kundër CSKA Sofjes në ndeshjen hapëse të grupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat