Interi dhe sponsori “NIKE” kanë prezantuar zyrtarisht fanellën e re për sezonin e ri 2022/2023.
Risi te fanella e skuadrës milaneze është se janë rikthyer ngjyrat karakteristike zikaltër dhe është një sponsor i ri ku në mesin e fanellës ndodhet “DigitalBits”.
Ndërsa sipër sponsorit “NIKE” ndodhet flamuri italian në formën e rrumbullakët, që karakterizon se Interi është fituesi i Kupës së Italisë.
Ndryshimet e fanellës së sezonit të kaluar, janë dizenjo e uniformës, flamuri i Italisë në gjoks që simbolizonte kampionin e Italisë dhe sponsorin “Socios” që qëndroi një vit në fanellë pas largimit të sponsorit historik “Pireli.