Ballkani dhe Drita synojnë sot kualifikimin 

Futboll

Ballkani dhe Drita synojnë sot kualifikimin 

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 13:51
Ballkani dhe Drita synojnë sot kualifikimin 

Dy prej katër skuadrave tona që luajnë në garat evropiane do të luajnë sot ndeshjet e kthimit të rrethit të parë.

Skuadra kampione, Ballkani do të luajë si mysafire në Lituani kundër Zhalgirisit, në përpjekje për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të Ligës së

Kampionëve. Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1:1, ndonëse skuadra e Ilir Dajës kishte mbizotëruar pothuajse gjatë tërë lojës. Ndeshja Zhalgiris-Ballkani fillon në orën 18:00.

Ndërkohë, skuadra nënkampione, Drita synon ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku (0:1), në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pritet ta ketë mbështetjen e madhe të tifozëve në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00, me objektiv të kualifikimit tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat