Skuadra shqiptare në Mal të Zi para sfidës së kthimit: Vetëbesimi dhe tifozët mund të na çojnë në një sukses të madh

Futboll

Skuadra shqiptare në Mal të Zi para sfidës së kthimit: Vetëbesimi dhe tifozët mund të na çojnë në një sukses të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:31
Deçiq

Deçiq nga Tuzi beson para ndeshjes së kthimit me ekipin nga Bjellorusia, Dinamon e Minskit, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.

“Futbollistët e Deçiqit po përgatiten për ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Minskit. Si mysafir në “DG Arena”, tuzjanët kanë arritur një rezultat të mirë (1:1), por sipas asaj që u tregua e merituan fitoren.

Pikërisht për këtë, tani që kanë parë se mund të luajnë njëlloj me skuadrën e famshme bjelloruse, të gjithë në kampin e Deçiqit me një motiv të veçantë e presin me padurim ndeshjen, e cila do të luhet pas dy ditësh në Podgoricë”, shkruan media malazeze “Pobjeda”.

“E dinim se kishim një punë të vështirë para, por nuk donim të dorëzoheshim ashtu, sepse luftuam gjatë gjithë sezonit për të qenë këtu. Dhe, mendoj se i kemi befasuar.

Luajtëm hapur, patëm më shumë raste dhe treguam qartë se nuk do të mbrohemi. Ne kemi një rezultat të mirë, por është edhe më pozitive që ishim plotësisht të barabartë, pamë se mund të luanim me ta dhe tani jemi të motivuar edhe më shumë për revanshin”, tha sulmuesi i Deçiqit, Aleksa Marushiq.

Skuadra shqiptare mobilizohet për ndeshjen e të enjtes (20.45).

“Ndoshta edhe Dinamo do të duket më mirë, por sigurisht ne shohim shansin tonë. Dinamo është favorit, por pas një loje të mirë në ndeshjen e parë kemi edhe më shumë vetëbesim.

Përveç kësaj, tani do të luajmë në Podgoricën, ku tashmë kemi marrë rezultate të mira dhe këtë herë do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. E gjithë kjo mund të jetë një impuls shtesë për ne, i cili do të na shtyjë drejt një suksesi”, - theksoi Marushiq.

Në rast se Deçiqi kualifikohet, do ta pres skuadra izraelite Hapoel Ber Sheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat