Ulpiana e Lipjanit, me kryetarin e ri Jeton Gashi, është mobilizuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, me synime që të rikthehen në elitën e futbollit.
Drejtuesit e kësaj skuadre emërojnë kryetrajnerun e ri.
“Emin Bajrami emërohet trajner i KF Ulpiana.
KF Ulpiana ka arritur marrëveshje me trajnerin Emin Bajrami dhe ndihmëstrajnerin Visar Bardhi.
Emin Bajrami në rolin e trajnerit ka qenë tek disa klube dhe është njohës i mirë i futbollit kosovar, i certifkuar në kategorinë Licenca A.
Visar Bardhi do të jetë ndihmëstrajner për edicionin e ri 2022/2023, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit.
KF Ulpiana ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë”, njofton faqja e klubit Ulpiana.