Tre emra të futbollit që nuk harrohen, mitrovicasit Bardhec Seferi dhe vëllezërit Shefqet e Xhevat Kurti.
Ata sot u takuan dhe biseduan për shumë gjëra sa i përket futbollit dhe sportit, duke kujtuar periudha të ndryshme kur luanin si futbollist.
E veçanta është se u takuan tre qendërmbrojtës, që lanë gjurmë kudo që luajtën dhe ishin një “ferr” për secilin sulmues.
Seferi ka luajtur edhe në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.
Seferi dhe vëllezërit Kurti, kudo që luajtën ishin të pazëvendësueshëm.
Bardhec Seferi, aktualisht trajner, jeton e vepron në Mitriovicë, Shefqeti në Gjermani dhe Xhevati në Finlandë.