Pas largimit të Banco Santander, sponsor kryesor i elitës së futbollit spanjoll, La Liga Standander do të ndryshojë emrin, duke filluar nga sezonin 2023-2024, ndërsa bashkëpunimi mes palëve që tashmë do të ndahen daton që nga 2016-ta.
Emri i ri i kompeticionit kryesor të futbollit spanjoll do të shpallet në gusht, me një kontratë 5-vjeçare, gjë që do të rrisë ndjeshëm të ardhurat në vit.
Sipas raportimeve nga Spanja, sponsori i do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të futbollit në Spanjë.
Ndonëse ende nuk është bërë publik emri i sponsorit të ri, ajo që bëhet me dije është fakti se është një kompani shumë e fuqishme me shtrirje globale që do të përmirësojë ndjeshëm kampionatin.