Nënkampioni i Kosovës në futboll, Drita, sonte luan sfidën kthyese në Conference League, ku ndeshet me skuadrën finlandeze Inter Turkut.
Drita dhe Inter Turku përballen në ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë që parashikohet të jetë interesante pasi që të dy ekipet synojnë kalimin në rrethin tjetër të garave të kësaj ligë joshëse evropiane.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacionet zyrtare:
DRITA: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Bardhoku, Jashari, Broja, Selmani, Baftiu, Muja, Simonovski.
INTER TURKU: Riikonen, Niska, Ruxi, Ketting, Arcelore, Paananen, Tamminen, Arsalo, Hyvarinen, Forsell, Jyry.
Ndeshja Drita-Inter Turku nis në orën 20:00.