Drita e Gjilanit me lojë e rezultat 3:0 shkëlqeu ndaj ekipit finlandez, Inter Turku.
Drita tregon muskujt dhe është në rrethin e dytë të kualifikueseve në Conference League.
Djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu zbatuan detyrat me përpikëri duke e përmbys humbjen e ndeshjes së parë me 1:0 në Turku.
Drita kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Serinë e golave e hapi Marco Simonovski pikërisht në minutën e 2-të.
Në pjesën e dytë, Drita e fillon fuqishëm dhe shënon dy gola të shpejt (49’ e 51’) përmes Arbnor Mujës. Në golin e parë Muja qëlloi shtyllën fillimisht.
Gjilanasit kanë goditur traversën në fund
Drita e dominoi ballafaqimin ndaj rivalit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Muija shfaqi edhe një herë potencialin e tij.
Drita shkëlqeu dhe gëzoi pamasë tifozët e zjarrtë “Intelektualët”.