Tirana çudit të gjithë, eliminohet nga ekipi i Luksemburgut Dudelange.
Skuadra shqiptare ka qenë e bindur se do të avancojë tutje, por as që i kishte vajtur mendja se do të mposhten me 1:2 edhe në “Air Albania” nga Dudelange.
FC Dudelange falë edhe fitores së parë me 1:0 kualifikohet në rrethin e dytë të kualifikueseve për Champions League.
Tirana çudit të gjithë, tani garat do t’u vazhdojë në Conference League.
Për Dudelange shënuan: Filip Bojiq (49'), Dejvid Sinani (61') dhe për Tiranën Redon Xhixha (78').
Ish portieri i Prishtinës, Visa Bekaj, pësoi dy gola nga skuadra e Luksemburgut.