Barcelona ka arritur marrëveshje me Raphinhan që ky i fundit të transferohet në “Camp Nou”.
Përveç lojtarit, “blaugranat” kanë arritur dakordimit me klubin e Leeds United,.
Oferta 58-milionëshe e katalunasve është pranuar nga Leeds dhe kanë mbetur vetëm edhe çështjet teknike për t’u zgjidhur.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2027.