Pas 14 vitesh në Europë, mes Belgjikës, Spanjës dhe Italisë, Karlos Baka rikthehet në vendlindjen e tij!
Sulmuesi kolumbian është futbollisti i ri i skuadrës së Zhunior de Barrankuilës, e cila militon në Superligën e Kolumbisë.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kolumbian me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”.
35-vjeçari më parë përveç Milanit, ka mbajtur veshur edhe fanellën e Granadës, Vijarealit, Seviljes dhe Bryzhit.
Në sezonin e kaluar, Karlos Baka u aktivizua gjithsej në La Liga me fanellën e Granadës në 17 ndeshje ku nuk mundi dot të shënojë asnjë gol dhe arriti të dhurojë 1 asist.