Filippo Inzaghi rikthehet në krye të stolit pas përfundimit së eksperiencës së fundit me Brescia-n.
Trajneri nënshkroi një marrëveshje 3-vjeçare me Reggina, me lajmin që u bë publik nga klubi përmes një postimi në “Twitter”.
Kështu ish-trajneri i Milan do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Seria B, ku në vitin 2020 ai triumfoi në krye të Benevento. Tani shpresat te Inzaghi i ka klubi i Regginas, që sezonin e fundit e mbylli në vend të 14-të të Seria B.
Pasi mbaroi karrierën si futbollist, më i madh i vëllezërve Inzaghi mori drejtimin e Milanit në sezonin 2014-2015, përpara përpara se të ulej në pankinën e Venezias. Ndërkohë, Pankina e Reggina është mundësia e re e Inzaghit për rinisje.