Buduçnosti i Podgoricës, fitues i Kupës së Malit të Zi, pas 35 viteve zbarkon në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Buduçnosti ballafaqohet me Llapin e Podujevës, fituesin e Kupës së Kosovës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë të kualifikueseve në Conference League.
Ndeshja e parë në Podgoricë përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të malazezëve, ndërsa nesër luhet (20.00) sfida e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Buduçnosti, humbjen e thellë e pësoi në Prishtinë me 15 nëntor të vitit 1987 në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë!
Në atëkohë gjunjëzohet nga Prishtina, në një kohë të ftohtë të muajit nëntor.
Mensur Nexhipi (37'), Vlladisllav Gjukiq (38' e 53') dhe Kujtim Shala (67'), shënuan golat e fitores së Prishtinës.
Kush ishin në përbërjen e Buduçnostit? Dejan Saviçeviq, Predrag Mijatoviq dhe Branko Brnoviç, pa harruar edhe portierin Bozhidar Vuksanoviq, që pas një viti (1988) kaloi në radhët e Prishtinës.
Ky debakël i Buduçnostit edhe sot mbahet mend, por a do të ketë të njëjtin fat edhe me Llapin, gjithçka do të shihet nesër!
E diel, me 15 nëntor, 1987
Prishtina - Buduçnosti 4:0
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: Rrallçiq (Beograd); Popevi (Shkup) dhe Mickovski (Kavadari).
Prishtina: Lemajiq 7, Shçepanoviq 7, Sadriu 8, Kelmendi 7, Kuzelevqi 7, Kolenoviq 7, Batroviq 7 (Shala), Nexhipi 7 (Rrahmani), Gjukiq 8, F. Muriqi 7 dhe Bellopoja 6.
Buduçnosti: Vuksanoviq 5, Peshterac 5, Staisavleviq 5, Pejoviq 5 (A. Drobnjak), Vllahoviq 6, B. Drobnjak 5, Brnoviq 5, Mijatoviq 6 (Vukiçeviq), Janeviq 6, Saviçeviq 5 dhe Mugosha 6. (formacionet nga gazeta sporti i Rilindjes).