Barcelona do të dalë me njoftim zyrtar për Dembelen këtë javë

Futboll

Barcelona do të dalë me njoftim zyrtar për Dembelen këtë javë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:43
Dembele

Ousmane Dembele sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Barcelonë.

Futbollistit francez i ka skaduar kontrata pesëvjeçare me gjigantin katalunas dhe deri tash spekulohej për një largim të tij të mundshëm nga “Camp Nou”.

Megjithatë, në momentet e fundit, mediat spanjolle raportojnë se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe klubi katalunas e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Me këtë rast, futbollisti ofanziv pritet të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare, deri në verën e vitit 2024 me “Blaugrana”.

Dembele e dëshiroi qëndrimin në Barcelonë mbi të gjitha për të punuar me trajnerin Xavi Hernandez, përkundër ofertave të shumta që i erdhën atij.

Barcelona, nga ana e saj, gjatë kësaj jave pritet të dalë me një njoftim zyrtar për Dembelen, i cili edhe pritet ta nënshkruajë kontratën e re.

Dembele e pati një eksperiencë të luhatshme në “Camp Nou”, ku e përshkuan shumë lëndime por edhe forma e zbehtë, por kohëve të fundit shfaqi formë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat