Enis Bardhi është rikthyer në stërvitje te skuadra e Levantes, por ende nuk ka një konfirmim nëse ai do të vazhdojë në Divizionin e dytë të Spanjës.
Mesfushori shqiptarë ka shijuar edhe disa ditë pushimi, për shkak të angazhimeve të tij me përfaqësuesen e Maqedonisë. Ai është i vetëdijshëm se është në listën e lojtarëve që mund të largohen nga klubi këtë verë.
Në periudhën e ardhshme, 27-vjeçari do të vendos se ku do ta nis sezonin e ri. Bardhi është plot 5 vite me Levanten në La Ligën e Spanjës, ndërsa para kësaj ishte pjesë e Ujpeshtit në Hungari.
Disa skuadra evropiane dhe ato të Ligës amerikane “MLS”, kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar me Bardhin gjatë kësaj vere.