Marrëveshja 50 milionëshe është një hap larg

Futboll

Marrëveshja 50 milionëshe është një hap larg

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:50
Ten Hag

Aventura e Ten Hag te Manchester United ka nisur në mënyrë shumë të mirë. Djajtë e Kuq, në fakt, kanë marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Liverpool-it në miqësoren e luksit të luajtur në Bangok.

Sinjale të mira për ekipin e Old Trafford, por puna që duhet të bëjë trajneri holandez për ta kthyer klubin në majën e futbollit anglez dhe atë të futbollit europian është akoma shumë e madhe.

Për të harruar zhgënjimet e sezoneve të kaluara dhe për ta kthyer ekipin në rrugën e fitoreve, trajneri i ri duhet ndihmuar edhe nga klubi me përforcime të goditura në merkato.

Nga kjo e fundit mund të vijë një lajm shumë i mirë për Erik ten Hag, i cili kërkon prej kohësh të ketë në dispozicion Lisandro Martinez-in, mbrojtësin e datëlindjes 1998 të Ajax-it, një nga të preferuarit e teknikut kur ishte në Holandë.

Tani, siç ka bërë të ditur Sky Sports UK, operacioni është një hap larg mbylljes. Në fakt, marrëveshja duket se është shumë afër pas takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes palëve.

Një investim që do t’i kushtojë arkave të Djajve të Kuq plot 50 milionë euro. Lojtari, siç e thamë, është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Ten Hag, i cili mund të buzëqeshë tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat