Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar nënshkrimin e portugezit

Futboll

Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar nënshkrimin e portugezit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:59
Francisco Trincao

Sportingu i Lisbonës ka zyrtarizuar nënshkrimin e portugezit Francisco Trincao. “Luanët” do t’i paguajnë Barcelonës 10 milionë euro për 50% të kartonit të futbollistit, që mbërriti dy vite më parë në “Camp Nou” nga Braga.

Sportingu do të paguajë menjëherë tre milionë euro në arkat e katalanëve dhe shtatë milionë në fund të sezonit.

Trincao, 22 vjeç, i kushtoi Barcelonës në vitin 2020 rreth 30 milionë euro. Në sezonin e parë te Barcelona Trincao u aktivizua në total në 42 ndeshje dhe shënoi 3 gola (plus du asiste).

Sezonin e kaluar ai u huazua tek Wolverhamptoni, skuadër me të cilën luajti 30 ndeshje, shënoi tre gola dhe dha një asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat