Tre klube të Premier League pas sulmuesit zikaltër

Futboll

Tre klube të Premier League pas sulmuesit zikaltër

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:50
Edin Xheko

Për Edin Xhekon duket se nuk ka më vend në skuadër. Me ardhjen e Lukakut dhe pritjen për Dibalën, boshnjaku po mendon largimin drejt një skuadre ku ta ketë një mundësi për të luajtur.

Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare për të, por siç bëjnë me dije nga Italia, tre klube angleze kanë shfaqur një interes konkret për shërbimet e 36-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Leistër, Ullvërhempton dhe Everton. Gjithsesi këto klube e kërkojnë Xhekon për të qenë sulmues zëvendësues dhe jo si titullar. Boshnjaku ka luajtur dhe më parë në Angli, ku është aktivizuar në radhët e Mançester Sitit nga 2010 deri në 2015.

Nëse sulmuesi veteran do të largohej, atëherë do të ishte dhe një mundësi më e mirë që Interi të shpresonte për Dibalën, pasi shitja e tij mund t’i sillte të ardhura të mjaftueshme klubit zikaltër për të bindur argjentinasin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat