Juan Manuel Mata është i hapur për një kalim te skuadra e Leeds United.
Në rast dakordimi për kushtet personale, lojtari do të kalonte me parametra zero, pasi nuk e ka asnjë obligim kontraktual me asnjë skuadër.
Javë më parë spanjollit i skadoi kontrata me Manchester United dhe aktualisht është pa ekip.
Mbetet të shihet nëse Leeds do t’i intensifikojë përpjekjet për të në mënyrë që ta ketë në skuadër.