Gazetari spanjoll, Matteo Moreto, e quan të kryer çështjen e transferimit të Iscos te Sevilla.
Lojtari tanimë është pa skuadër, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin dhe për rrjedhojë por kërkon një ekip të ri.
Sipas Moretos, është vetëm çështje kohe që kjo lëvizje të ndodhë.
Ende nuk dihet për shifrat e këtij transferimi, por ajo që mund të thuhet me siguri është se kalimi i Iscos në Sevilla është i pashmangshëm.