Papa mbyll aventurën me Botosanin, firmos në Turqi!
Enriko Papa mbyll pas katër vitesh aventurën me Botosanin teksa është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit turk të Rizespor pasi ka firmosur për dy sezone.
Mesfushori që ishte shndërruar në një lider të klubit rumun, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit tashmë do të provojë një eksperiencë të re.
Për fat të keq, klubi i Rizespor në sezonin e fundit nuk ja doli të mbijetonte në elitë dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë ndërsa me Papën në organikë do të tentojë të rikthehet sa më shpejt.