Dy skuadrat nga Kosova, Llapi dhe Gjilani luajnë ndeshjet e kthimit në kuadër të kualifikueseve për Conference League.
Gjilani, me një fitore 1:0 nga ndeshja e parë, shkon në udhëtim te Liepaja për të ruajtur avantazhin,.
Goli i Albert Dabiqaj i dha fitoren skuadrës së Ramadanit, por sfida e radhës është të ruhet ai gol, ose pse jo të përforcohet.
Vëmendja e madhe është te skuadra e Llapit, e cila ndeshjen e kthimit e luan në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kundër skuadrës nga Podgorica, Buducnost.
Për këtë ndeshje llapjanët kanë kërkuar përkrahje nga të gjitha tifo-grupet shqiptare dhe përgjigja ka qenë goxha pozitive.
Tifo-grupe të shumta janë lajmëruar për t’i dalur në ndihmë skuadrës së Tahir Batatinas.
Kujtojmë se ndeshja e parë e Llapit u mbyll me rezultatin 2:0 në favor të malazezëve.
Gjilani luan ndeshjen me fillim nga ora 16:00, kurse Llapi nis sfidën e përmbysjes në orën 20:00.