Lukas Pakueta është duke u monitoruar nga disa skuadra të mëdha evropiane. Mes atyre që kanë më shumë interesim për lojtarin brazilian është skuadra e Arsenalit.
Skuadra e Olimpik Lionit është e gatshëm të konsiderojnë ofertat për Pakueta-n, por vetëm ato që shkojnë te 65 milionë euro. Skuadra franceze ka pranuar faktin se Pakueta dëshiron të largohet këtë merkato dhe nuk do ta pengojnë rrugën e tij.
Krejt çfarë duhet për Lionin që ta lëshojë lojtarin është një ofertë që kënaq interesat e klubit.
Mediat raportojnë se përveç Arsenali, edhe Roma e Njukasëll janë duke monitoruar situatën e lojtarit.