Shqetësimi i Beharit

Futboll

Shqetësimi i Beharit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:33
Shqetësimi i Beharit

Ardian Behari ka treguar shqetësimin që vëren së fundmi te Tirana.

Ish-lojtari ka thënë për emisionin “Skaner” në “MCN TV” se nuk gjen dot futbollistë që indentifikojnë Tiranën. Sipas tij i fundit ishte Hoxhallari, ndërsa sa i përket Ismajlgecit, Behari është i mendimit se nuk e bind për të identifikuar një klub si Tirana.

“Ajo që më bën përshtypje është se ulesh para televizorit apo në stadium dhe nuk gjen një lojtar që identifikon Tiranën.

Mohikani i fundit ishte Hoxhallari. Nuk ka një Krenar Alimehmeti. Me gjithë respektin që kam, por Ismajlgeci nuk më bind“, ka thënë Ardi Behari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat