E ardhmja e ish-mesfushorit të Realit, Isko, është drejt zgjidhjes.
Mesfushori nga Malaga ka mbyllur kontratën e tij me madrilenët dhe prej javësh është në bisedime me skuadra të ndryshme.
Emri i tij ka qarkuar nga Spanja në Itali e deri në Angli. Por me sa duket, në fund ai ka zgjedhur të qëndrojë në La Liga, duke iu bashkuar Seviljes.
Edhe pse operacioni nuk është mbyllur plotësisht, Isko ka vendosur të punojë me trajnerin Hulen Lopetegui. Dy klubet e Seviljes, Betisi dhe vetë Sevilja ishin vënë në garë për shërbimet e Iskos, por në fund zgjedhja e tij ka qenë Sevilja.
Mediat spanjolle kanë raportuar se 29-vjeçari ka pranuar të bashkohet me skuadrën e Lopeteguit edhe me ulje rroge në krahasim me çfarë përfitonte në Madrid.