Rasti Lewandowski është kthyer në çështje te skuadra e Bayernit.
Sulmuesi polak nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga bavarezët edhe pse ka edhe një sezon tjetër kontratë, e cila skadon më 30 qershor 2023.
Edhe pse ka nisur përgatitjet parasezonale, Lewandowski duket se nuk është aspak i lumtur. Gazeta Bild raporton se për të dytën ditë radhazi ai është shfaqur me vonesë në stërvitje për të treguar pakënaqësi ndaj drejtuesve të ekipit.
Ditën e djeshme ndërkohë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka përsëritur se klubi po bën gjithçka për të blerë qendërsulmuesin.