Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, me në fund i gëzohet fitores së ekipit të tij Chicago Fires.
Futbollisti Duran është protagonist i fitores me rezultat 2:0 ndaj Torontos.
Duran shënoi në minutën e 4-të dhe të 16-të.
Është fitorja e pestë për Chicagon në 20 ndeshjet e deritashme në ligën amerikane.
Pas dy humbjeve rresht, Chicago Fire iu rikthye fitoreve me Xherdan Shaqirin.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 77-të.
Chicago është në vend të 12-të me 20 pikë, duke lënë pas Toronton me 19.